DETAJE/ E rëndë  situata te ‘Unaza e Re’, plagoset inspektori i IKMT-së,...

DETAJE/ E rëndë  situata te ‘Unaza e Re’, plagoset inspektori i IKMT-së, dërgohet në Spitalin e Traumës 

196
0

Një inspektor i IKMT-së është plagosur me mjete të forta nga disa banorë të zonës së ‘’Unazës së Re’’ (Astirit). Për pasojë, zyrtari i IKMT-së ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, teksa punonjësit e IKMT-së u kanë bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, e parashikuar sipas projektit urbanistik.

I lënduari është shtetasi A.B., 50 vjeç është goditur gjatë detyrës dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po mbahet nën vëzhgim të rreptë nga mjekët.

Ndërkohë, banorët janë vendosur në trotuare, ku presin të marrin shpjegime nga IKMT-ja. Në terren kanë mbërritur forcat ‘’Shqiponja’’ dhe FNSH-ja, të cilët kanë qetësuar situatën.