Deputeti Sinaj takon familjet në nevojë në Bashkinë Selenicë

Deputeti Sinaj takon familjet në nevojë në Bashkinë Selenicë

526
0

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, ditët e para të këtij Viti të Ri 2019, i ka kaluar pranë familjeve në nevojë të Bashkisë Selenicë,  duke parë dhe biseduar mbi vështirësitë me të cilat ata jetojnë e nevojat që ata kanë. “Vendosa të jem pranë tyre dhe mes tyre, për tu dhënë një shenjë shprese, pasi unë besoj se nëse do të ketë vëmendje dhe interesim të pakursyer ndaj tyre, asgjë nuk është e pamundur, në mos varfëria do të zhduket, hallet dhe problemet e ndryshme që e shkaktojnë atë, do të lehtësohen.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor

Le të jetë ky, fillimi i një misioni të cilin duhet ta realizojmë të gjithë së bashku. Keqardhje për Bashkinë Selenicë, për lënien në harresë të këtyre familjeve dhe mosinteresimin që ka treguar ndaj tyre, duke mos marrë asnjë masë sipas detyrimit dhe përgjegjësisë që ka pushteti vendor”-është shprehur deputeti Vullnet Sinaj.