Deputeti shqiptar jep mësim në disa universitete, paguhet 5500 euro/muaj

Deputeti shqiptar jep mësim në disa universitete, paguhet 5500 euro/muaj

583
0

12745856_918048268310220_4981548068582496614_n-253x450

Superdeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Besim Beqaj mban 5 vende pune, raporton gazeta Zëri në Kosovë. Sipas saj, Beqaj mban 5 punë kur dhjetëra akademikë me grada janë të pa punë.

Beqaj në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se përveç punës së deputetit është i angazhuar si Konsulent në fushën e edukimit në “Kolegji Cambridge” në Pejë. Po ashtu Beqaj ka vetë deklaruar se në Universitetin e Prishtinës është Profesor i Asocuar, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, ai ka deklaruar se është si profesor i angazhuar.

Po ashtu deputeti Beqaj është i angazhuar edhe në kolegjin AAB si Profesor i angazhuar, raporton zëri.info. Po ashtu, deputetit Beqaj ka deklaruar se vetë ai për punën që bën brenda vitit merr hiç më pakë se 67 mijë euro ose 5580 euro në muaj. Po ashtu ai ka deklaruar se të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë rreth 26 mijë euro, deri sa të babait të tij janë 20 mijë euro, raporton zëri.info Po ashtu, Beqaj ka deklaruar se në llogari bankare ka të depozituara rreth 200 mijë euro, raporton Zeri.info