Deputeti kosovar shpërthen ndaj Ramës: Po fsheh krizën në Shqipëri me Jugosllavinë...

Deputeti kosovar shpërthen ndaj Ramës: Po fsheh krizën në Shqipëri me Jugosllavinë e Re

418
0

Pas presidentit Hashim Thaçi, ish kryeministrit Isa Mustafa dhe shumë analistëve dhe politikanëve në Kosovë, edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi akuzon rëndë kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, po tenton të fshehë krizën e thellë politike të Shqipërisë duke shpikur idenë e “Jugosllavisë së Re”.

“Ky fare kryeministri që dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizës së thellë politike në vend!!”, shkruan Gashi në një reagim të tijin në Facebook.

Kundër Samitit të Ohrit kanë dalë Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeministri Isa Mustafa. Ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga Albin Kurti, Kadri Veseli, madje edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Edhe në Tiranë politikanë, gazetarë dhe aktivistë kanë dalë kundër kësaj nisme, duke e cilësuar si një vendim të nxituar dhe të rrezikshëm idenë e “Mini-Schengenit Ballkanik”.