Denoncuesit te skandalit te “Rana e Hedhun” i djegin lokalin

Denoncuesit te skandalit te “Rana e Hedhun” i djegin lokalin

376
0

Një lokal është djegur mëngjesin e së dieles tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Sipas raportimeve të para lokali që u dogj është në pronësi të Pjetër Prelës.

Prela është personi që denoncoi skandalin me tokat tek Rana e Hedhun. Lokali në fjalë digjet për herë të dytë brenda pak muajsh.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, policia ka nisur hetimet.

Ja edhe detajet e policisë për djegjen e parë te lokalit: Më datë 30.05.2018, rreth orës 02:24,  është marrë njoftim se te Rana e Hedhun në Shëngjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri , në pronësi të shtetasit P.P.

Për pasojë ka vetëm  dëme materiale.