Denoncimi, Ina Zhupa: Veliaj shkel ligjin, bën projekt korsi biçikletash në shkelje...

Denoncimi, Ina Zhupa: Veliaj shkel ligjin, bën projekt korsi biçikletash në shkelje të Planit Urbanistik të Tiranës, duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetaret e rrugës Myslym Shyri!

406
0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës,Erion Veliaj, se po bën një projekt për një korsi biçikletash në shkelje të ligjit. Zhupa e cila ka publikuar fotot e projektit, thotë se ai është hartuar duke shkelur planin urbanistik të kryeqytetit si dhe duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetarët në rrugën “Myslym Shyri”.

Deklarata e plote

Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtoj korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri duke hequr kështu të gjtha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rrugë, rreth 160 të tilla që ishin aty. Këto vendparkime i kanë shërbyer prej shumë vitesh bizneseve të zonës dhe banorëve.

Image may contain: text

Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapesirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësiren 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet ti garantohet hapësira prej 12 m2.

Image may contain: text

Është e papranueshme, jo ligjore edhe shumë e demshme për bizneset e asaj rruge, heqja totale e mundësisë së ndalimit dhe parkimit të makinave. Rreth 250 biznese zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë rrugë dhe e kanë të domosdoshme të kenë vendparkimet e atutomjeteve pranë rrugës për të realizuar furnizimet per nevojat e dyqaneve të tyre dhe parkimin e klienteve për të bërë blerje ne keto dyqane.

Image may contain: outdoor

Në këtë kohe krize ekonomike nga Covid 19, Veliaj i vetmi kryebashkiak qe gjen menyren si t’ja u veshtiresoj me shume punen dhe mundesite per biznes, qytetareve të tij.

Image may contain: one or more people and outdoor, text that says 'FOTO 1 MAJ 2020 RRUGA "MYSLYM SHYRI" TIRANE PROJEKT PER NDERTIMIN E KORSIVE BIÇIKLETAVE ZHUPA'