Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchetti, akuzohet për skemë mashtrimi me...

Dënohet me 17 vite burg Francesco Becchetti, akuzohet për skemë mashtrimi me TVSH e pastrim parash

352
0

Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian kontrovers Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.