Denaj bllokon buxhetin e Bashkisë Shkodër, Ademi letër ministres së Financave dhe...

Denaj bllokon buxhetin e Bashkisë Shkodër, Ademi letër ministres së Financave dhe ndërkombëtarëve

445
0

Ademi shpjegon ngërçin me buxhetin e Shkodrës. Në letrën e saj, kandidatje PD-së kërkon gjithashtu që të zhbllokohet menjëherë funksionimi i Bashkisë së Shkodrës, pasi është në dëm të qytetarëve.

SHKODËR– Ministria e Financave ka bllokuar ditën e sotme veprimet me Thesarin në Bashkinë e Shkodrës. Menjëherë pas këtij veprimi, kryebashkiakja në ije Voltana Ademi u ka dërguar në letër ministres Denaj dhe të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tone.

Ademi shpjegon ngërçin me buxhetin e Shkodrës. Në letrën e saj, kandidatje PD-së kërkon gjithashtu që të zhbllokohet menjëherë funksionimi i Bashkisë së Shkodrës, pasi është në dëm të qytetarëve.

Ademi sqaron më tej se janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime dhe sipas saj, kjo gjë është e paprecedentë.

Kryebashkiakia në ikje ka bërë publik edhe komunikimin që Drejtoria e Thesarit ka bërë me të përmes emailit, ku theksohet mbarimi i mandatit të kryetares këtë të martë, datë 20 gusht ora 16:30.

Në emailin e drejtuar nga Drejtoria e Thesarit është se veprimet tani e tuthe do të zgjidheshin nga Këshilli bashkiak dhe se nuk janë më përgjegjësi e Ademit.

Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në historinë e administrimit të verëqeverisjes vendore. Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë Shkodër. Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër. Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë Shkodër, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre.

 

Ju keni bllokuar sot rikonstruksionin e rrugës Oblikë-Velinaj-Alimetaj, shërbimin e gjelbërimit, shërbimin e varrezave, shërbimet për mirëmbajtjen e stadiumit “Loro Borçi”, e të tjera punë në proces, si projektimet dhe vijimin e investimeve me fondet e veta të Bashkisë Shkodër, pasi qeveria e ka “nxjerrë nga harta” e investimeve Shkodrën prej gjashtë vitesh”, shkruan ndër të tjera Ademi.