Dekret pro atdheut dhe kundër monizmit dhe përçarjes kombëtare Nga Petrit Vasili

Dekret pro atdheut dhe kundër monizmit dhe përçarjes kombëtare Nga Petrit Vasili

346
0

Dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve ishte refuzimi Kushtetues dhe pa kthim i monizmit rilindas.

Një monizëm me krimin e organizuar në themel të tij, monizëm bazuar në zhdukjen e zgjedhjeve konkurruese, të lira dhe të ndershme, monizëm me një infrastrukturë imoraliteti qe zhbën gjithçka që një shoqëri demokratike ka në themel.

Monizmi rilindas ku thjesht votohet por nuk ka zgjedhje, ku batutat vulgare zëvendësojnë  programet dhe llogaridhënien, ku ligji është në favor të rilindjes dhe kundër qytetarëve, ku skandali qindra milionë euro është shumë më i parëndësishëm se sa mur shtëpie i riparuar pa leje e gjithë kjo është ndaluar në sajë të dekretit patriotik të presidentit.

Dekreti ishte përgjigja më e fortë kundër përçarjes kombëtare.

Nga njëra anë është një popull i tërë që refuzon rreptë monizmin ndërsa nga ana tjetër është një grusht njerëzish që kane zaptuar zyrat e qeverisë në emër të një pakice që kërkon të gjallojë dhe të vegjetojë duke ushqyer përçarjen kombëtare.

Përçarja kombëtare është realisht i vetmi projekt i Edi Ramës.

Vënia e shqiptarëve kundër njërit-tjetrit në vend të bashkimit të tyre, loja propagandistike e rilindjes me gjoja dhune imagjinare në vend të zgjidhjes politike, stigmatizimi provokativ e vulgar i një mase gjigante njerëzish, që protestojnë për lirinë e votës e të konkurrimit të ndershëm janë elementë të qartë të strategjisë së përçarjes kombëtare në emër të mbajtjes së pushtetit të kriminalizuar, por edhe në emër të forcave më të errëta antishqiptare brenda e jashtë vendit.

Shqiptarët janë të bashkuar, janë dhe do të jenë përjetësisht të papajtueshëm me pushtetin grabitqar dhe vjedhjes të parave publike, me pushtetin që ju imponon kriminelët si drejtues të shtetit.