Deklarata e menaxherit të Babastars për incidentin e Cozman me Noizyn

Deklarata e menaxherit të Babastars për incidentin e Cozman me Noizyn

532
0

js8vlx8v-400x400_1473787741-9352553

Menaxheri i Babatars, Dekorim Sahiti ka dhënë një deklaratë për Telegrafin, duke rrëfyer se shkaqet që kanë çuar deri tek incidenti i Cozman me Noizyt, ende nuk janë të qarta:

“Ne nuk i dimë arsyet se pse ka ardhur deri tek ky incident. Unë jam informuar nga njerëzit e më pas edhe nga mediat për ngjarjen. Shumica e anëtarëve të BabaStars janë në pushimet e tyre verore, dhe nuk janë në dijeni se pse ka ardhur deri tek ky incident. Gjithsesi se tani unë si menaxher i labelit jam duke i marrë të gjitha informacionet e mundshme, për të mësuar më shumë për këtë rast, sepse motivet ende nuk i dij”, ka deklaruar ai.