Dëgjoni muzikë të qetë para gjumit, ajo parandalon…

Dëgjoni muzikë të qetë para gjumit, ajo parandalon…

403
0

Muzika është një mënyrë e mirë relaksuese para gjumit. Nëse dëgjoni muzikë medituese para se të flini, do të jeni të mbrojtur nga sulmet vdekjeprurëse në zemër. Sipas një studimi më të fundit të realizuar në lidhje me këtë tregon se dëgjimi i tingujve të qetë dhe meditues para se t’ju zë gjumi rritë ndryshueshmërinë e ritmit të zemrës. Kjo definohet si koha në mes të rrahjeve të zemrës dhe tregon aftësinë e zemrës që të ndryshoje shpejtësinë e pompimit të gjakut si përgjigje ndaj rrezikut apo periudhave të relaksit. Studimet paraprake kanë treguar se ndryshueshmëria e ulët e ritmit të zemrës rritë rrezikun për të pësuar sulm në zemër për 45%.