Data e re e zgjedhjeve, reagon Spiropali: Haxhiut të dytë i mjafton...

Data e re e zgjedhjeve, reagon Spiropali: Haxhiut të dytë i mjafton Luli me Monikën!

316
0

Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas dekretimit të datës 13 tetor nga Presidenti i vendit, për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Në një postim në Twitter, Spiropali shkruan se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”, shkruan ajo.