“Dashuria e parë s’harrohet kurrë”- Pasi Ilir Shaqiri i dhuron puthje Monika...

“Dashuria e parë s’harrohet kurrë”- Pasi Ilir Shaqiri i dhuron puthje Monika Lubonjës: Më ka bërë xheloz

226
0

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja krijuan miqësi të mirë me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother, por një afrim i aktores me Donald Veshajn solli përçarje mes tyre.

Megjithatë, koreografi dhe Monika Lubonja vazhdojnë të kenë një raport të veçantë me njëri-tjetrin, që nga fansat e tyre është cilësuar si ‘dashuri e urrejtje’.

Ilir Shaqiri zgjoi Monika Lubonjën duke i dhuruar një puthje në faqe në krevat mëngjesin e sotëm, por shumë shpejt nisën ironitë me njëri-tjetrin.

 

Ilir Shaqiri: Ah dashuri, dashuri! Dashuria e parë nuk harrohet kurrë

 

Monika Lubonja: Nuk harrohet, por ama mos harroni, dashuria e parë edhe sulmohet shumë

 

Ilir Shaqiri: Po më xhelozoi, po. S’ka si të jetë ndryshe. Më ka bërë xheloz. Qe një moment shkarje kështu

 

Më pas gjatë një bashkëbisedimi në oborrin e Big Brother Vip, aktorja parashikoi që do jetë në finalen e Big Brother dhe Ilir Shaqiri do duhet ta duronte edhe pak.

 

Ndërsa shtoi se ‘tek e fundit ajo i ka ngelur, pasi të gjithë i përcolli’, referuar banorëve që qëndruan krah Ilir Shaqirit në shtëpinë e BBV.

 

Monika Lubonja: Do më durosh deri në fund dhe do të duroj, taksirat e ke. Meqë e ke të vulosur finalen dhe je pretendent për titullin, ne të paktën të vijmë deri në finale se çfarë do bësh, me kë do e kalosh. Mendoje me kë do e kalosh

 

Ilir Shaqiri: Ti më ke ngel, s’kam ça bëj

 

Monika Lubonja: Qershia mbi tortë, i përcolle të gjithë