Dalin EMRAT, kush janë biznesmenët e arrestuar që i shkaktuan 4...

Dalin EMRAT, kush janë biznesmenët e arrestuar që i shkaktuan 4 mln euro dëm ekonomik shtetit, mes tyre edhe kandidatja e PD për deputete

379
0

Dalin emrat e biznesmenëve të arrestuar mbrëmjen e djeshme për mashtrim me skemën e TVSH-së për t’ju shmangur detyrimeve.

 

Mësohet se janë vënë në pranga 14 biznesmenë, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe policisë private.

 

Raportohet se janë arrestuar Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe ortaku i tij Astrit Lala. Një emër tjetër është edhe ai i Shpresa Joanidhit, e cila ka qenë pak vite më parë kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës.

 

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe Besnik Pelivani, pronar i kompanisë së ndërtimit A.B.BE, Fatmir Firi i ARB & TRANS 2010, Riza Roshi, Ilirjan Dimo, Mhill Ndreca, Ardjan Bejko, Rabi Kurti.

 

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë dy biznesmenët Përparim Hasani dhe Albert Ahmeti.

 

Pas analizës së kryer nga Hetimi Tatimor në muajin gusht kanë dalë në pah dhe mashtrimet e kryera nga këta shtetas me faturat tatimore dhe që i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 4 milion eurosh, raporton neësbomb.al.

 

BIZNESMENËT E ARRESTUAR:

 

Mhill Ndreca

 

Besnik Pelivani

 

Vangjush Mbirce

 

Riza Roshi

 

Shpresa Joanidhi

 

Rabi Kurti

 

Fatmir Firi

 

Rrapo Baduni

 

Ilirjan Dimo

 

Paqsor Buzi

 

Haxhi Sala

 

Shkelqim Prodani

 

Astrit Lala

 

Ardian Bejko