Dako në listën e zezë, prove që SHBA nuk mbështet Ramën

Dako në listën e zezë, prove që SHBA nuk mbështet Ramën

322
0

Ish-ministër dhe ish-deputet i PS, Elmaz Sherifi, ka reaguar lidhur me deklarimet e bëra një ditë më parë nga zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metheë Palmer. Sherifi shkruan në rrjet se Palmer foli troç, SHBA nuk mbështesin Edi Ramën. Sherifi shkruan se SHBA për të bindur opinionin publik se nuk mbështet Ramën, përfshiu në listën e zezë atë që Kryeminstri mbështet me fanatizmin e adhuruesit, Vangjush Dakon.

Postimi i Elmaz Sherifit

“Palmer perkethen, cfare tha para 30 qershorit” !

Ndodh shume rralle, ose asnjehere, qe nje zyrtar aq i larte, te sqaroj publikisht pse eshte keqkuptuar, ose mendimet e tij te shprehura para 30 qershorit jane “shfrytezuar” padrejtesisht.

Kush i shfrytezoi mendimet e Palmer? Te gjithe ato subjekte qe deklaronin ne emer te tij sikur Palmer mbeshteti Ramen. Tani Palmer deklaron Troc, se ne nuk e mbeshtetim Ramen. Madje, per te bindur opinionin  publik se nuk e  mbeshtesin Ramen, DASH goditi, ate qe Rama e mbeshtet me “fanatizmin e adhuruesit”, Dakon !

A la vend Palmer qe te keqkuptohej ? Po. Se atehere deklaroi se do i njohim zgjedhjet vendore. Tani nga Zeri i Amerikes thote “se ekzistojne shqetesime e ka rezerva”,  dhe ligjeshmerine e tyre duhet ta vendos Gjykata Kushtetutese, pasi u mohua nje alternative kuptim plote. Kur Palmer thote Gjykata e Larte, duhet kuptuar Gjykata Kushtetutese, se ne SHBA nuk ka Gjykate Kushtetutese.

Palmer foli troc ! Zgjidheni krizen vete ne institucione. A ka nevoje te perkethehet cfare tha Palmer ? Le te degjojme “si do kendohet” nga ata qe akoma deklarojne se ne Shqiperi nuk ka krize politike. Kriza thone te marret eshte te opozita e rruges. Ende nuk kuptojne se institucioni me i rendesishem ne Shtetin e se Drejtes eshte opozita !