COVID në vend/ Alimehmeti: Jemi në skenarin më të keq, masat jo...

COVID në vend/ Alimehmeti: Jemi në skenarin më të keq, masat jo të duhurat

374
0

Situata epidemiologjike në vend sipas Komitetit të Ekspertëve është në një nivel të qënderueshëm, e teksa sot u vendos që të mbaheshin të njëjtat masa shtrënguesë kundër pandemisë.

Por si lexohet situata nga specialistët e shëndetit?

“Ne jemi në transmetim komunitar të nivelit më të lartë, ai C4 sipas OBSH. Po t’i merrni indikatorët tonë ne jemi qartësisht në transmetim komunitar sipas skenarit më të keq të mundshëm. Jemi relativisht qëndrueshëm po skenari është ky” thotë për A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Ai është kritik ndaj kufizimeve  që po aplikon qeveria këtë periudhë. Madje sipas tij, masat e fundit nuk kanë dhënë efektet e duhura. Alimehmeti këmbëngul për masa të shtuara ndaj lokaleve dhe restoranteve, një nga burimet kryesore të përhapjes së virusit.

Me ngrohjen e motit dhe frekuentimin e ambienteve te hapura, Alimehmeti thotë se ulja e infektimeve  pritet të ndihet në fund të marsit, ndërsa në spitale kjo situatë do të reflektohet dy javët e para të prillit