COVID 19/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

COVID 19/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

302
0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.