Çmëndet moti, stuhia shkakton dëme në Shëngjin

Çmëndet moti, stuhia shkakton dëme në Shëngjin

520
0

Korrespodentët tanë sinjalizojnë nga Shëngjini  se moti i keq dhe me stuhi  ka sjelle “fluturimin” e shume sendeve të lokaleve dhe banesave  në Shëngjin. Dëmet kanë qenë të konsiderueshme se shumë sende kanë rënë mbi makina të parkuara pranë hoteleve duke thyer xhama e makinave por jo vetëm . Shtuhia ka qenë aq e zhurmëshme sa ka shkaktuar edhe panik te pushuesit, të cilët kanë dalë nëpër dritare dhe ballkone duke parë këtë “sjellje” të pazakontë të motit. Edhe dallgëzimi ka pësur një rritje të menjëherëshme dhe të zhurmëshme…!

Gjithashtu shumë zona janë pa energji elektrike si pasojë dëmeve të shkaktuara nga moti.