Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në pritje të një fëmije? Reagon këngëtarja:...

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha në pritje të një fëmije? Reagon këngëtarja: Jemi tek pika e bardhë e penalltisë

435
0

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka reaguar pas lajmeve të shtatzënisë.

Çiljeta ka mohuar lajmet dukë thënë se ajo dhe Alban Hoxha janë tek pika e bardhë e penalltisë por ende nuk kanë shënuar gol.Ndërsa theksoi se në momentin që do të bëjnë gol, çifti do ta ndajë lajmin e bukur me ndjekësit.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do ta ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Faleminderit”.”- shkruan këngëtarja në Instagram.

Kujtojmë që Albani dhe këngëtarja kanë 2 djem nga martesat e mëparshme.

Ata janë përfolur shumë për lidhje e ndarje, por asnjëherë nuk e kanë komentuar lidhjen e tyre.