Çiljeta dhe Ingriti qenkan zënë keq me njëra-tjetrën dhe arsyeja do t’ju...

Çiljeta dhe Ingriti qenkan zënë keq me njëra-tjetrën dhe arsyeja do t’ju kujtojë të gjitha herët që keni bërë sherr me shoqen tuaj

388
0

 

E mbani mend “Mike dhe rivale”? Nuk e kemi fjalën për telenovelën e njohur meksikane, por për duetin e Çiljeta Xhilagës dhe Ingrit Gjonit, ”mikeve dhe rivaleve” që i prishën dasmën njëra-tjetrës. E publikuar në vitin 2012 kënga u kthye shumë shpejt në një hit dhe dy artistet mund të mos ishin të lumtura për këtë gjë. Por a ka patur ndonjëherë hatërmbetje dhe probleme mes tyre?

 

Dy këngëtaret e njohura, natyrisht kanë pasur edhe momentet e tyre të sherreve, si të gjitha shoqet në fund të fundit.  E ftuar në “E Diell”, Ingrit Gjoni tregoi se ajo dhe Çiljeta qenkan zënë një herë keq me njëra-tjetrën dhe arsyeja do t’ju bëjë të shkriheni së qeshuri.

 

“Në shumicën e kohës, ne jemi 20 vjet mikesha, nuk kemi pasur zënka konkrete, por sherri ynë më i madh ka qenë në New York. Nuk e di si dolëm në mes 1000 vetave, nuk flisnim, sepse ishim zënë për një laps sysh. Por ishim zënë vërtet, jemi zënë shumë keq. Një mikesha jonë na solli një laps dhe u largua… Ne filluam të ndanim pronat. Unë i thashë “ajo ma dha mua”, Çiljeta thoshte “ma dha mua”. Më pas, dolëm në skenë të dyja prej dore, se ashtu e kishim në program, pa folur… Të nesërmen, harruam gjithçka dhe e kaluam me të qeshur…” – tha ajo duke qeshur dhe shtoi se aty lindi edhe ideja e këngës.