Ciklon i fuqishëm sjell shi dhe dëborë, si parashikohet moti gjatë ditës...

Ciklon i fuqishëm sjell shi dhe dëborë, si parashikohet moti gjatë ditës së sotme (15 shkuart)

352
0

Deri në mesditë, vendi ynë paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat duke ri-kthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë, sipas MeteoAlb.

 

Rajoni dhe Europa

 

Një ciklon i fuqishëm me origjinë në Antlantikun e veriut do të sjellë reshje të dendura dëbore nga skandinavia deri ne brendësi të kontinentit ku reshje me intensitet të lartë do të perjetojnë; Skandinavia, Gjermania, Austria dhe Franca Po ashtu, shira intensiv1 dhe stuhi të forta ere do të vijojnë në Britaninë e madhe ndërsa moti i kthjellët me vranësira të pakta do të dominojë gadishullin Iberik dhe pjesërish Europën juglindore.

 

Kosova

 

Pritet përmirësim i dukshëm i motit dukë bërë që republika e kosovës të jetë në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të shpeshta por në veri të saj do të ketë momente të shkurtra me flokë dëbore. Megjithate pjesa më e madhe e ditës do të dominohet nga moti i qëndrueshem.

 

Maqedonia e Veriut

 

Persa i perket; Republikes së MV parashikohet që pjesa më e madhe e saj të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta përjashtuar zonat kufitare me shqiperinë ku do të ketë reshje të pakta shiu e dëbore.