Çifti nga Gramshi rekord botëror, kanë 206 vite jetë: Ja sekreti ynë

Çifti nga Gramshi rekord botëror, kanë 206 vite jetë: Ja sekreti ynë

806
0

cifti1

Dy të moshuar në Gramsh duket se kanë thyer rekordin botëror të jetës në çift duke grumbulluar plot 206 vite jetë. Ata ndajnë secili nga 103 mote mbi shpinë duke qenë kështu rasti unik në botë i bashkëshortëve që janë ende gjallë. Banojnë në Kukur të Gramshit. Ai quhet Afëz Shuli dhe ajo Reshmiko Shuli. Afëz Shuli ka lindur më 16.05.1913. Në po këtë vit ka lindur edhe nënë Reshmiko e cila nuk disponon një kartë identiteti por që letërnjoftimi i periudhës së diktaturës, njeh vjetërsinë e saj. Për më tepër kur janë martuar kanë qenë bashkëmoshatarë.

Vitet kanë bërë të tyren. Shikimi dhe dëgjimi janë vështirësuar, por mendjen e kanë top dhe me ata mund të bashkëbisedosh gjatë. Në të tilla raste gjithmonë është shtruar pyetja: Cilët janë ata faktorë që u kanë dhuruar kaq shumë vite, që vështirë se i kapërcejnë miliona njerëz të tjerë?

Xha Afëzi ia dedikon jetëgjatësinë konsumit të mjaltit dhe veshjes me lesh deleje. “Kam ngrënë shumë mjaltë. Mjaltë bletësh të rritura në pyll dhe më pas edhe në koshere artizanale. Që fëmijë nuk i kam ndarë fanellat e leshit. Dhe tani direkt në trup vesh një të tillë”. I moçmi nuk pi duhan e raki. Baza e të ushqyerit të tij ka qenë bulmeti, frutat dhe perimet e rritura në kopsht. Ushqime me pak yndyrna. Mishi ka qenë i rrallë, por bio në jetën e tij. Thotë se nuk i është kursyer asnjëherë punës, se nuk i njeh ilaçet dhe se kur sëmurej, çajërat popullorë ishin shërimi.

Nuk e njeh spitalin. “Në spital kam qenë vetëm njëherë kur isha ushtar. U ftoha keq dhe më dërguan shokët dhe komandanti i repartit. Pastaj nuk shkela më. Jam sëmurur por jam mjekuar vetë duke përdorur çajëra nga bimët që mbledh në mal”. Afëz Shuli është martuar në vitin 1939. “Jam martuar me mblesëri. Unë nuk e njihja vajzën që po më jepte babai dhe as ajo nuk më njihte mua. Por pasi u martuam deshëm shumë. Nuk u ndamë asnjëherë”.  Është i paarsimuar dhe ka bërë vetëm një vit shkollë.

103 vjeçari është shtetas i disa qeverive dhe natyrisht ka mendimet e tij për secilin prej tyre. Për Mbretin Zog nuk ka asnjë koment. Ka qenë delegat në Kongresin e Përmetit dhe partizan.

Ka nostalgji për diktaturën. Enverin e vlerëson pasi sipas tij u dha të gjithëve bukë e punë. Nuk e percepton mirë demokracinë por di emrat e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ai ka dëshirë që të informohet për gjithçka ndodh çdo ditë. Qëndron para televizorit dhe i pëlqen edhe të dëgjojë muzikë.

Afëz e Reshniko Shuli kanë 6 fëmijë nga martesa e tyre. Sot ata numërojnë 86 nipër e mbesa dhe presin të vijnë në jetë edhe të tjerë.