Çifti më i vjetër në botë feston 80 vjetorin e martesës

Çifti më i vjetër në botë feston 80 vjetorin e martesës

484
0

Një çift nga Texasi me moshë të kombinuar prej 211 vjetësh janë emëruar si çifti më i vjetër në botë nga Libri Guinness i Rekordeve.

John Henderson, 106 vjeç dhe Charlotte, 105 vjeçe nga Travis County, do të festojnë 80-vjetorin e tyre të martesës më 15 dhjetor.

Çifti është takuar në vitin 1934 gjatë studimeve në Universitetin e Texasit. Johni ishte mbrojtës në ekipin e universitetit të futbollit, ndërsa Charlotte mësonte për t’u bërë mësimdhënëse.

Ata janë martuar gjatë Depresionit të Madh në vitin 1939 dhe dashuria e tyre ka qëndruar e njëjtë në testin e kohës. Dhe sekreti i jetës së gjatë dhe martesës së lumtur?

Jetoni jetën në përmbajtje dhe tregohuni i përzemërt me gruan tënde”, ka thënë John për CNN.

Ata janë ende të shëndetshëm dhe John bën një regjim ushtrimesh çdo ditë. Në vitin 2009, çifti është shpërngulur në Longhorn Village, një kompleks për të moshuarit