Çfarë s’u pa në protestën e opozitës. Shiu ‘litar’, Julian Deda krah...

Çfarë s’u pa në protestën e opozitës. Shiu ‘litar’, Julian Deda krah Shkëlzen Berishës

414
0

Në protestën e opozitës së ditës së djeshme, djali i ish-kryeministrit Berisha, është parë teksa qëndron krah aktorit Julian Deda. Opozita zhvilloi pasditën e djeshme një protestë marshim, e cila zgjati rreth 3 orë.

Të përkrahur nga mijëra protestues, opozita marshoi në 5 institucionet kryesore të vendit në mënyrë simbolike, pasi i konsiderojnë si të kapura nga krimi.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe figuar të njohur për publikun, por ajo që nuk u pa ishte prania e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe aktorit Julian Deda. Dy personat në fjalë janë regjistruar teksa qëndrojnë krah njërit-tjetrit, ndërsa shiu rridhte ‘litar’.

Ditën e djeshme, opozita zhvilloi një protestë marshim për rreth tre orë në 5 institucionet kryesore të vendit, pasi sipas tyre ato janë të kapura nga krimi. Protesta e 13 majit vjen si reagim ndaj dhunimit të Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike Sait Dollapi. Ndonëse protesa e djeshme nuk kishte akte dhune si ajo e 11 majit, sërish disa protestues kanë hedhur kurë, kapsollë, shashka e molotov drejt institucioneve. Opozita shprehet se nuk do të ketë asnjë hap pas në aksionin e saj, ndërsa dënuan dhunën në protestën e 11 majit.