Çfarë rrjedhe po merr lufta? Forcat ukrainase: E kemi sërish një qytet...

Çfarë rrjedhe po merr lufta? Forcat ukrainase: E kemi sërish një qytet kyç, në betejë u vranë dy komandantë rusë!

353
0

Forcat ukrainase kanë rimarrë një qytet kyç, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.

Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat mbrojtëse kishin marrë Chuhuiv nga kontrolli rus dhe u shkaktuan humbje të mëdha njerëzve të Putinit.Në betejë u vranë dy komandantë rusë të rangut të lartë. Shtabi i Përgjithshëm tha në Facebook: “Në rrjedhën e armiqësive, qyteti i Chuhuiv u çlirua.

 

“Okupatorët pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje.

 

“Nënkoloneli Dmitry Safronov, komandanti i Brigadës së 61-të të Veçantë Detare të Forcave të Armatosura Ruse, dhe nënkoloneli Denis Glebov, Zëvendëskomandant i Brigadës së 11-të të Sulmit Ajror të Veçantë të Forcave të Armatosura Ruse, u vranë.”

 

Chuhuiv, një qytet me rreth 30,000 banorë në verilindje të Ukrainës, ishte një nga të parët që u pushtua nga rusët.

 

Një bllok apartamentesh në qytet u granatua rëndë një javë më parë, e po ashtu ditët të para të sulmeve një grua u kap ne foto teksa kishte fytyrën e saj të fashuar dhe të gjakosur duke u bërë një nga imazhet më virale deri tani.