Çfarë po ndodh? Pak ditë nga emërimi, jep dorëheqjen drejtoresha e kadastrës...

Çfarë po ndodh? Pak ditë nga emërimi, jep dorëheqjen drejtoresha e kadastrës në vlorë

301
0

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës së Vlorës Elona Hodaj.

Kjo e fundit u emërua në këtë detyrë vetëm pak ditë më parë, më 19 shator. Po ashtu ka dhënë dorëheqjen edhe zv.drejtori Krenar Xhemali.

Sakaq, Hodaj zëvendësoi në detyrë Alteo Nazëraj, i cili po ashtu dha dorëheqjen vetëm 10 ditë pasi ishte emëruar.

Dyshohet paraparkisht se shkak për largimin e Hodajt është bërë dosja për pronat në Jalë.