Çfarë na tregojnë bandat e gangsterëve, për botën ku jetojmë

Çfarë na tregojnë bandat e gangsterëve, për botën ku jetojmë

549
0

Nga Dennis Rodgers

 

Në një fjalim të mbajtur më 28 mars, në një tubim politik në Miçigan, presidenti amerikan Donald Trump, i përshkroi dramatikisht anëtarët e bandave kriminale si “disa nga njerëzit më të sëmurë, dhe më të egër në botë” . Sipas tij, ata “nuk janë njerëz, por kafshë” .

Trump përdori një retorikë të tillë të ngarkuar emocionalisht për bandat, në përpjekje për të justifikuar çdo gjë, nga ndërtimi i një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, deri tek portretizimi negativ i emigrantëve hispanikë (që kryesisht i referohet vendeve të Amerikës Qendrore).

Por vizione të tilla, janë shumë të zakonshme në mesin e publikut të gjerë, politikanëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve të tjera. Etiketime të tilla u shërbejnë qëllimeve specifike dhe agjendave politike, por ato e errësojnë natyrën e bandave, dhe atë që ato kanë për të thënë për shoqëritë tona.

 

Kaosi, anarkia, shkatërrimi dhe stereotipet

 

E përshkruar shpesh si një formë pothuajse patologjike e brutalitetit në media, romane dhe filma, bota e gangsterëve, është e lidhur me shkatërrimin anarkik dhe kaosin. Rasti më i dukshëm është në Amerikën Qendrore, ku bandat, të njohura si “maras” apo “pandillas”, perceptohen gjerësisht si aktorë kryesorë brenda një panorame bashkëkohore të kriminalitetit të shfrenuar, të karakterizuara nga nivele dhune, që shpesh i tejkalojnë ato të konflikteve revolucionare, të cilate preken këtë rajon gjatë viteve 1970-1980.

Bandat e rajonit, janë përshkruar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit, gazetarët dhe të tjerët, si një kërcënim kritik për sigurinë, si një “kryengritje e re urbane” që synon të “vërë nën kontroll Amerikën Qendrore” . Përgjigjja e politikave gjatë viteve të fundit ka qenë brutalisht represive, deri në atë masë, sa që nuk është ekzagjerim të thuhet, se kombet e Amerikës Qendrore po zhvillojnë një “luftë të vërtetë ndaj bandave”.

Etiketimeve të tilla ndaj bandave, janë kritikuar si të hiperbolizuara, si në Amerikën Qendrore ashtu edhe më gjerë. Sidoqoftë, ato mbeten të përhapura, sidomos pasi bandat shërbejnë si “koka turku” të përshtatshme për autoritetet, dhe justifikojnë format e kontrollit dhe ndërhyrjes, duke përfshirë promovimin e drejtpërdrejtë të ndarjes urbane.

 

Një rol politik gjatë Perandorisë Romake

 

Për shembull, historiani romak Tit Livi, ka folur për rolin jetik politik që luajtën bandat gjatë epokës republikane romake të shekullit I para erës sonë. Ai përshkruan në librin e tij, sesi politikanët do të mbështeteshin tek bandat rivale, për të krijuar bazat e pushtetit të tyre, për të mobilizuar mbështetësit, dhe për të sabotuar aktivitetet e kundërshtarëve.

Kjo është pëshkruar më gjerësisht në librin e Robert Fabrit “Crossroads Brotherhood Trilogy”. Studimi i ngjarjeve në një hapësirë kohore më shumë se 100-vjçare, ka vënë në dukje ekzistencën e bandave në vende të ndryshme si Shtetet e Bashkuara, Kenia, Afrika e Jugut, Brazili, El Salvadori, Nikaragua, Kina, India, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Bandat si “zbuluese” të institucioneve sociale

 

Pjesërisht për shkak të dominimit të tyre, bandat kanë zbuluar në thelb institucionet sociale. Sikurse u shpreh sociologu amerikan Frederik Trasher në studimin e vitit 1927 mbi bandat në Çikago, ata janë në shumë mënyra “dinamike, të ashpra dhe për këtë arsye të pasura me procese thelbësore shoqërore të rëndësishme, për studimin e shoqërisë dhe natyrës njerëzore”.

Bandat lidhen me një sërë aktivitetesh themelore njerëzore, duke përfshirë ushtrimin e pushtetit, akumulimin e kapitalit, socializimin, formimin e identitetit, kontrollin territorial, rezistencën dhe artikulimin e marrëdhënieve gjinore. Në fakt, procese të tilla janë shpesh të dukshme në një mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë dhe të palexuara nëpërmjet lentes së bandave.

Në këtë masë, bandat mund të thuhet që përbëjnë institucione veçanërisht “inteligjente”, duke nxjerrë në pah prirjet më të gjera shoqërore. Ndërsa studimi i Trasher, ofron një informacion të hollësishëm mbi bandat e Çikagos, ai shpalos gjithashtu në detaje ekonominë politike të Çikagos dhe shoqërinë amerikane më gjerësisht.

Studimi i tij, vuri në dukje ekzistencën e një marrëdhënie midis shfaqjes së bandave, dhe ekzistencës së komuniteteve të diskriminuara, shpesh emigrante, duke tërhequr vëmendjen tek nivelet në rritje të pabarazisë, që e karakterizuan shoqërinë amerikane në vitet 1920-1930.

Bandat nuk janë vetëm një fenomen social i pavarur, me një dinamikë të brendshme komplekse, por ato janë gjithashtu një epifenomen- që do të thotë se ato reflektojnë rrënjësisht, dhe formësohen nga struktura më të gjera shoqërore.

Bandat janë kësisoj një lloj “dritare”, mbi natyrën në ndryshim të shoqërisë. Për shembull, studimi i Sudir Venkatesh mbi aktivitetet ekonomike të një bande rrugësh në Çikagon e viteve 1980, vuri në dukje se si lëvizja e saj nga format kolektive të shitjes së drogës, në praktika më individuale, ishte e lidhur me rritjen e “Reaganomics”, dhe rritjen e individualizmit në shoqërinë amerikane.

Kuptimi i natyrës së bandave, është thelbësor nëse dëshirojmë të arrijmë me dinamika më të gjera sociale. Në veçanti, mënyra se si zhvillohen bandat, mund të sinjalizojë ndryshime të veçanta sociale. Për shembull, kur një bandë bëhet më e dhunshme, ose kur aktivitetet e saj bëhen më ekskluzive, këto janë shpesh formave më të gjera të represionit dhe diskriminimit ndaj grupeve të caktuara brenda shoqërisë.

Fakti që bandat e Amerikës Qendrore, janë bërë gjithnjë e më brutale, dhe kanë lëvizur nga veprimet vigjilente tek zhvatja dhe trafiku i drogës, mund të shoqërohet me natyrën gjithnjë e më oligarkike dhe të veçuar të shoqërive në rajon.

The Conversation