Një djalë 5-vjeçar dëshironte të porosiste ushqime te McDonald’s, por një gabim bëri që ai të merrte policinë. Fëmija i quajtur Iziah Hall, ndodhej në shtëpinë e tij në Ëyoming të Miçiganit, në momentit kur ishte i uritur. Ndërkohë që gjyshja e tij ishte në gjumë, djali mori një telefon të çaktivizuar vite më parë dhe formoi numrin 911 për të porositur. “A mund të më sillni McDonald’s?”, ishte kërkesa e 5-vjeçarit, i cili nuk e dinte se gabimisht kishte marrë policinë. Oficeri Dan Patterson shkoi të kontrollonte djalin dhe rrrugës ndaloi në një McDonald’s, ku mori edhe ushqim, por kur mbërriti në shtëpinë e Iziah Hall, pa që ai ishte i shqetësuar. Fëmija i kërkoi policit të largohej sepse mendonte se gjyshja e tij do të mërzitej, por kjo e fundit falenderoi oficerin për gjestin bujar. Ndërkaq, polici i sugjeroi djalit të telefonte 911 vetëm për emergjenca.