Çfarë do të ndodhë me dozat e treta të vaksinës? OBSH jep...

Çfarë do të ndodhë me dozat e treta të vaksinës? OBSH jep përgjigjen përfundimtare

277
0

 

Disa prej vaksinave kanë lajmëruar për një dozë të tretë në mënyrë që të jetë më efikas mbrojtja nga virusi. Mesa duket OBSH dhe kreu i saj Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dhënë një deklaratë kundër këtij vendimi. Arsyeja? E thjeshtë për sa kohë vendet e treta nuk kanë marrë ende dozën e parë nuk do të ketë një dozë të tretë…

“Dallimi në furnizime me vaksina kundër COVID-19 në botë është shumë i madh dhe jo i barabartë. Disa shtete dhe rajone janë duke porositur miliona doza përforcuese, para se shtetet e tjera të vaksinojnë punëtorët shëndetësorë dhe grupet më të rrezikuara”.

Por ai ka sugjeruar që këto doza të dërgohen tek skema COVAX e OBSH-së, e cila synon të ndajë vaksina për vendet e varfra.

“Varianti Delta po përhapet në botë, duke nxitur shpërthime të reja, të infektuar dhe të vdekur”, ka thënë Tedros.

Sipas tij, për variantin Delta i identifikuar fillimisht në Indi tani është raportuar në 104 shtete.

Këtë javë, Anthony Fauci, ekspert për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se është shumë herët për të rekomanduar dozën përforcuese për ata që tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton ky virus.