Çfarë bën pasi e vendos vajzën e porsalindur në gjumë? Marina Vjollca...

Çfarë bën pasi e vendos vajzën e porsalindur në gjumë? Marina Vjollca ndan momentin e bukur (foto)

300
0

Para pak javësh, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bën prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Marget. Mirëpo, moderatorja nuk i ndali angazhimet profesionale, duke u shfaqur në ekran pas 10 ditësh. Ndërkohë, së fundmi, ajo ka publikuar një Instastory ku tregon se çfarë bën ajo pasi e vendos në gjumë vajzën.

 

 

“Pasi mama ka vënë beben në gjumë, fle edhe vetë”, ka shkruar Marina krahas videos gazmore. Kujtojmë që çifti nuk ndarë akoma një foto të Marget dhe fansat janë shumë kuriozë se kujt i ngjan vogëlushja. Prezantuesja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj reper, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë dhe urimet kanë vërshuar ndaj çiftit. Çifti ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre, duke postuar më pas të njëjtën foto me të njëjtin mbishkrimin ne instagramet e tyre: “Faleminderit Zotit që na bekoi me një ëngjëll si ti, Marget Selimi.”

Një ndër to është edhe tezja, Luana Vjollca, e cila publikoi një status në “Instastory”, me mbishkrimin: “Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond kishte zgjedhur ngjyrën rozë, që i referohet gjinisë së bebes. Marina zbuloi në fund të muajit gusht se ishte në pritje të ëmbël, pas katër vitesh martesë me artistin nga Kosova.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!”, shkroi në atë kohë Vjollca krahas fotove ku pozonte me barkun e rrumbullakosur. Ndërsa më 17 nëntor, Marina publikoi disa imazhe nga seti fotografik që ka realizuar për ta pasur kujtim nga kjo shtatzëni. Ajo kishte zgjedhur një dhomë, që ishte dekoruar në ngjyrë rozë, për të shkrepur fotot teksa pozonte me një fustan po ashtu në ngjyrë rozë.

“Mezi po të presim picirrukja jonë”, shkruante ajo krahas imazheve, duke treguar se si e thërret me përkëdheli vajzën e saj. Deri më tani aludohet se emri që Marina dhe Getoari kanë zgjedhur për të bijën është Marget Selimi, një bashkim i tre gërmave të para të emrit të tyre, për të formuar një emër unik dhe origjinal për vajzën.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër në katërvjetorin e martesës. Burime shumë konfidenciale thanë, se çifti ishin lidhur kohët e fundit me një mjek të një klinike private me emër, që i ndoqi për të bërë realitet dëshirën e tyre prej vitesh. Dyshimet e para lindën kur Marina mungoi në ekran muajin e fundit te ‘Klanifornia’, ndërkohë më pas postoi një foto në “Instagram” pas një mungese të gjatë, ku dukej se si kujdesej të mbulonte barkun.

Shperndaje