Calderon: Ky është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos nga Reali

Calderon: Ky është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos nga Reali

374
0

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, vazhdon ta akuzojë Florentino Perezin, si personin e vetëm fajtor për largimin e Cristiano Ronaldos nga ‘Santiago Bernabeu’. 34 vjeçari pas nëntë viteve qëndrim te Real Madrid, është larguar verën e kaluar për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A. Gjatë qëndrimit te Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka thyer pothuajse të gjitha rekordet e klubit, duke qenë njeriu kryesor në sukseset e tyre në Ligën e Kampionëve. “Florentino Perez është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos”, ka deklaruar Calderon. Sipas pretendimeve të Calderon, Perez ka refuzuar rritjen e pagës për Cristiano Ronaldon, pavarësisht triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit.