Buxhuku: Vetëm nga ekonomia formale kemi humbur 1.2 miliardë euro

Buxhuku: Vetëm nga ekonomia formale kemi humbur 1.2 miliardë euro

402
0

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se masat e marra nga qeveria shqiptare janë në kundërshtim me rrezikun. Sipas tij, deri në këto momente vetëm nga ekonomia formale kemi humbur 1 miliardë e 200 milionë euro, ndërsa shtoi se llogaritet që 300 deri në 400 milionë euro janë humbur vetëm se nuk i kemi menaxhuar siç duhet masat shtrënguese.

“Vetëm nga ekonomia formale kemi humbur 1 miliardë e 200 milionë euro të paktën, vetëm duke llogaritur ekonomine formale. Në bazë të analizës që kemi bërë ne, llogaritet që 300 deri në 400 milionë i kemi humbur se nuk kemi menaxhuar siç duhet masat shtrënguese.

Shqipëria duke u krahasuar jo vetëm me Italinë por me gjithë Europën, Shqipëria dhe gjithë rajoni nuk kanë kaluar as epidemi, as pandemi, as grip le të themi.  Ne kemi 10 humbje jete për 1 milionë banorë. Dhjetëra herë më pak se Italia, 6 herë më pak se Austria.  Ne nuk e presim valën e dytë, ne nuk ka kapur as vala e parë. Ne kemi marra masat më shumë se Italia vetë. Në Bullgari apo Austri, qytetarët lëvizin, të gjitha linjat e industrisë së shërbimit janë të hapura, janë hapur të gjitha qendrat tregtare. Jemi në kushte shumë paradoksale, duke marr masa shumë të ashpra, ndërkohë që rreziku shëndetësor është shumë i ulët.  Masat që ka marr qeveria shqiptare janë në  kundërshtim me rrezikun. Marrim qendrat tregtare, në muajin e parë 10 % rrezikojnë falimentimin, në muajin e dytë janë 30% dhe çdo ditë që kalon, ky rrezik rritet”, tha Buxhuku