Buxheti i 2020-ës, ministrja Denaj publikon objektivat: Hapim 35 mijë vende pune,...

Buxheti i 2020-ës, ministrja Denaj publikon objektivat: Hapim 35 mijë vende pune, të ardhurat 29.2 mld lekë më shumë se në 2019

408
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj paraqiti në Komisionin e Ekonomisë projekt-buxhetin pë vitin 2020.

Në fjalën e saj, Denaj renditi disa prej prioriteteve që qeveria shqiptare ka vendosur të arrijë për vitin 2020, si: ulja e borxhit dhe rritje e nivelit ekonomik përmes investimeve dhe vendeve reja të punës. Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë dhe Financave renditi shpërndarjen e buxhetit për secilën për ministrive.

‘Në buxhet janë parashikuar 532 mld lekë shpenzime. Të ardhurat do të jenë 29.2 mld lekë më shumë se viti 2019.

Rritja ekonomike parashikohet të jetë 4.1% dhe do të nxitet edhe nga konsumi i brendshëm, ndërsa borxhi publik në vitin e ardhshëm do zbresë në nivelin 62.2%, ne vitin 2021 do zbres në 59% dhe në vitin 2022 do jetë 57%,’ tha ministrja në fjalën e saj.

Denaj ndër të tjera ka theksuar një rritjë të investimeve në masen e 4.5% të PBB dhe ka folur për krijimin e 35 mijë vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë dhe Financave renditi shpërndarjen e buxhetit për dy ministritë kryesore, Arsimin dhe Shëndetësinë.

Për ministrinë e Shëndetësisë, në 2020 do të alokohen 2.75 mld lekë më shumë së në vitin 2019. Do të ndertohen 120 qëndra shëndetësore dhe do të bëhët rimbulsimi i ilaçeve për 1000 pacientë. Ndërkohë, për arsimin do të alokohen 3.3 mld lekë më shumë se në vitin 2019.

Përveç kësaj, synojmë konsolidimin e të ardhurave të bashkive dhe uljen e borxhit dhe detyrimeve të tyre.