Bushati e godet sërish Ramën: Samiti i Berlinit e nisi me Tiranën...

Bushati e godet sërish Ramën: Samiti i Berlinit e nisi me Tiranën e Serbinë, tani takimet do mbahen në Shkup!

375
0

Ish- Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sërish me tone kritike ndaj qeverisjes së Ramës.

Edhe pse në mënyrë jo indirekte, Bushati ka vënë në dukjse se rreth 5 vite më parë kur nisi Samiti i Berlinit për vendet e Ballkanit, Gjermania e kryesuar nga Merkel aksin kryesor e gjeti tek Shqipëria dhe Serbia, ndërsa sot pas samitit të Poznan në Poloni, takimet e rradhës do të mbahen në Sofje e Shkup. Kjo sipas Bushatit është një simbolikë e qartë politike që tregon sesi Evropa ka “lëvizur” prej Shqipërisë e po shkon drejt Shkupit.

Bushai ngriti shqetësimin po ashtu edhe për faktin se në samitin e Poznan, Shqipëria nuk mori asnjë projekt ekonomik domethënës si financim nga ana e BE-së.

“Jemi në një periudhë, në 2014 kujtoj, kur kancelarja Merkel dhe Gjermania patën aftësinë dhe vizionin strategjik për të kuptuar që kyçja sidomos e Beogradit dhe Tiranës apo Tiranës dhe Beogradit si dy pole të ndryshme stabiliteti në një proces afrimi do të ndihmonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra lindi si një proces që në mënyrë të pashkruar kishte si dy akse kryesore Tiranën dhe Beogradin. Mendoj që duhet të analizojmë që pse Samiti i radhës do të drejtohet nga Shkupi dhe Sofja dhe pse kemi këtë lloj zhvendosje 4-5 vjet pas nisjes së këtij Samiti. Sepse mendoj që simbolika politike është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Më pas mund të vijmë te çështje të natyrës ekonomike apo projekte të përbashkëta. Është e nevojshme për tu bërë një analizë edhe përsa i përket Samitit të Poznanit. Cilat janë projektet që janë paraqitur nga Shqipëria? Nëse ka pasur, pse nuk janë mbështetur e kështu me radhë. Por, mendoj që simbolika politike e këtij procesi është shumë e rëndësishme për tu analizuar sepse ekonomia në një farë mënyrë apo tjetër është konsekuence e kësaj simbolike politike”, tha Bushati.

Bushati po ashtu ka folur dhe për paktin me Greqinë dhe përse nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare.

Në fakt në kemi diskutuar për të gjithë çështjet që përfshijnë raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një paketë duke i grupuar. Për shkak të situatës së brendshme në Greqi, firmosjes dhe kalimit të marrëveshjes së Prespës dhe turbulencës politike që e pasoi atë në Greqi, por ndoshta edhe për shkak të situatës  politike në Shqipëri, ku siç dihet, kishte një lloj hezitimi nga ana e Presidentit të Republikës për të vijuar me tej me procesin e delimitimit të hapësirës detare, një proces të cilin Presidenti i Republikës e lidhi me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, gjërat nuk arritën dot të shkonin drejt përfundimit. Ka qenë një shans i humbur, por nga ana tjetër është bërë një punë voluminoze dhe shpresoj që me qeverinë e re në Greqi në fitohet koha e humbur dhe të shkojmë drejt mbylljes së problematikave dypalëshe”, thotë Bushati në një intervistë për RTSH