Burri i komunikon ndarjen në TV, ish-kunati: Ngujohu, do marr hak sipas...

Burri i komunikon ndarjen në TV, ish-kunati: Ngujohu, do marr hak sipas kanunit

818
0

Një histori prekëse është publikuar në emisionin “Me zemër të hapur” në televizionin News 24. Një vajzë 20-vjeçare tregon historinë e saj, pasi edhe pse ajo është shtatzënë, bashkëshorti e ka braktisur.

Florida Mersela nga një fshat i Klosit u njoh para një viti me një djalë nga Dibra, Elvin Hotin, i cili është 27 vjeç dhe punon mësues. Ata u njohën në rrjetet sociale, duke e zyrtarizuar fejesën e tyre në shkurt të 2016.

Kështu, Florida i bën thirrje Elvinit që të bashkohet sërish me të, të vërë dorën në zemër e të rrisin bashkë fëmijën që pritet të vijë në jetë.

20-vjeçarja shprehet se 27-vjecari, Elvini, e ka braktisur atë pas zënkave të shumta që kishin me njëri-tjetrin, por ajo kërkon që të bashkohen dhe të nisin gjithçka nga fillimi.

Në studion e emisionit ka folur edhe vëllai i vajzës, i cili është shprehur se do ta vrasë kunatin nëse ai nuk ka një arsye të qëndrueshme për braktisjen e së shoqes. Ai i ka bërë thirrje kunatit që të ngujohet, pasi do marrë hak sipas Kanunit.

Gjithashtu ajo ka treguar bisedën e bërë në Facebook me motrën e Elvinit, e cila e ka ofenduar duke e quajtur një mbeturinë.