Burg dhe pushkatime, fati tragjik i drejtorëve të Sigurimit të Shtetit

Burg dhe pushkatime, fati tragjik i drejtorëve të Sigurimit të Shtetit

564
0

Nga Kastriot Dervishi

 

Të dhëna të drejtorëve të drejtorive të Sigurimit të Shtetit në MPB. Po ndaj me publikun një statistikë të përgjithshme të llojit krahasues që lidhet me drejtuesit e lartë të armës famëkeqe politike të Partisë së Punës brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statistika nuk përfshin titullarët e kohës kur sigurimi i udhëheqjes dhe zbulimi politik u bënë nga degë në drejtori. D.m.th. statistika i drejtohet Drejtorisë së Parë, e cila mori këtë emër në vitin 1966, por ka qenë thelbi i veprimtarisë së organeve të Sigurimit.

 

Studimi i takon 16 drejtorëve. Edhe drejtuesit u bënë viktima të regjimit që vetë ngritën me aq pasion e ligësi. Për turpin e këtij shteti, kjo kategori krejt e paaftë dhe e pavlefshme shërben edhe sot në detyra të larta shtetërore. Shihni shifrat shqiptare në lidhje me arsimin dhe pasojat.

 

-Niveli arsimor: 5 me fillore, 3 të mesme të pambaruar, 5 të mesme, 1 me kurs sigurimi, 2 shkolla e lartë e MPB-së, profili sigurim, 1 i lartë

 

-Ekzekutuar me vdekje me vendim gjykate: 3

 

-U bënë bashkëpunëtorë: 2

 

-U dënuan dhe u burgosën nga vetë regjimi: 4

 

-U dënua për gjenocid pas vitit 1992: 1

 

-Punuan në SHISH në vitet 1998-2006: 2