Bujar Sheshi, nga SPIUN i Sigurimit të Shtetit në anëtar i KLP,...

Bujar Sheshi, nga SPIUN i Sigurimit të Shtetit në anëtar i KLP, reagon ARTA MARKU: Kemi nisur hetimet

426
0

Reagon Arta Marku për anëtarin e KLP-së, prokurorin Bujar Sheshi, i cili rezulton të ketë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit me detyrë hetues dhe spiun në rini me pseudonimin ‘Venusi’. Marku bën me dije se i është drejtuar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AISSH) për verifikimin e formularit të Sheshit i cili deklaronte se nuk ishte spiun.

Mirëpo, vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria. Kësisoj sipas Prokurorisë, ndaj këtij rasti ka nisur hetimi. Disa ditë më parë ishte newsbomb.al ai i cili publikoi dokumentet ku Sheshi figuronte spiun i sigurimit. Pas publikimit erdhi dhe reagimi i fortë i PD e tanimë i prokurorisë që ka nisur një hetim të thelluar.