Breshëri plumbash në një ‘baby shower’, 6 të plagosur, mes tyre fëmijë

Breshëri plumbash në një ‘baby shower’, 6 të plagosur, mes tyre fëmijë

556
0

Një sulm raportohet të ketë ndodhur në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se dy persona kanë hapur zjarr në një “baby shower” ku ishin duke luajtur rreth 20 fëmijë.

Mediat vendase bëjnë me dije se nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur të paktën gjashtë persona duke përfshirë dy fëmijë të vegjël.

Ngjarja ka ndodur rreth orës 6:25. (lokale) në bllokun 6300 të Seeley Avenue Jugore.

Policia raporton se një djalë 8-vjeçar u qëllua në gjoks dhe shpinë, dhe një vajzë 10-vjeçare u qëllua në qafë. Të dy janë stabilizuar dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Fëmijëve Comer.

Ndërsa një 29-vjeçare u qëllua në shpatull dhe në gjoks dhe ndodhet në gjendje kritike.

Një burrë 42-vjeçar është qëlluar dy herë gjithashtu u dërgua në spital. Një burrë 23-vjeçar i cili është plagosur në këmbën e majtë dhe një 28 vjeçar i goditur në shpatullën e djathtë, të dy u dërguan në spital.

Ndërkaq, ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.