Brenda javës që vjen dalin përgjime më të rënda, edhe Elisa Spiropali...

Brenda javës që vjen dalin përgjime më të rënda, edhe Elisa Spiropali në rrjetë?!

379
0

Seriali i përgjimeve të siguruara nga gazeta më e madhe në Europë, Bild, duket se do të vazhdojë duke i dhënë publikut surpriza të tjera. Emra të njohur të Rilindjes në poste të larta partiake, parlamentare dhe qeveritare prite të mësohen së shpejti.

Mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, drejtori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari, bëri me dije se deri më 30 qershor do të dalin përgjime të reja, të cilat thuhet se do të jenë edhe më të rënda se këto që kanë dalë deri më tani. Por duke folur për këtë temë, ndër të tjera Arian Çani e pyeti: “Thonë që është kapur edhe Elisa Spiropali, çfarë ka qenë në 2016-ën kjo?!”.

Biseda e plotë:

Arian Çani: A do të ketë përgjime të reja brenda 30 Qershorit?

Robert Rakipllari: Unë besoj që po. Në rast se do të shkojmë drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit, do të dalin përgjime të reja.

Arian Çani: Po kush pritet të dalë tani?

Robert Rakipllari: Do vazhdojë dosja e Dibrës 184.

Arian Çani: Edi Rama ka përgjime të tjera, kështu thonë…

Robert Rakipllari: Janë mesazhe me sa di unë, jo audio.

Arjan Curi: Ato i mohojnë kollaj.

Robert Rakipllari: Nuk e di, nuk i kam të konfirmuar, janë informacione të rezervuara. Personazhet politikë janë këto, nuk besoj se ka të tjerë. Këta kanë qenë të përfshirë.

Arian Çani: Thonë që është kapur edhe Elisa Spiropali, çfarë ka qenë në 2016-ën kjo?

Robert Rakipllari: Nuk kam informacion.

Arian Çani: Arben Ahmetaj?

Robert Rakipllari: Jo, nuk ka lidhje me këtë. Ndoshta mund të ketë edhe diçka nga Lezha… Këto janë informacione të rezervuara, informacioni që kam është ky, që do të ketë përgjime të tjera. Përgjimet kanë ardhur gjithnjë e më të forta. Besoj që këto të tretat që do të dalin do të jenë më të forta, analiza na çon këtu.