Brad Pitt humbet durimin, kërcënon Angelinën

Brad Pitt humbet durimin, kërcënon Angelinën

369
0

Brad Pitt ka vendosur që çështjet me ish-gruan e tij Angelina Jolie ti zgjidhë ‘ashpër’, shkruan Mirror.

Ai thuhet se ka lëshuar një ultimatum për ish gruan Angelina Jolie, tre vjet pas paraqitjes për divorc.

Aktori 55 vjeçar i Hollivudit ka marë një qëndrim të prerë me Angelinën, pasi ka frikë se divorci mund të vazhdojë të zvarritet.

Mësohet seskuadra ligjore e Bradit do të fillojë të ushtrojë presion ndaj Angelina-s pasi ata besojnë se po zvarritet në nënshkrimin e letrave të divorcit.

Një burim i ‘The Sun’ ka thënë se: “Pavarësisht se Brad Pitt është treguar tejet i durueshëm gjatë këtij procesi, tashmë ai ka humbur durimin. Pitt është i lodhur nga ish gruaja pasi ajo është parë duke lëvizur dhe duke ‘u zhdukur’ muaj pas muaji për ti ikur divorcit të tyre.

Pitt dyshohet se mendon se është ‘bërë lojë’ nga Angelina.

Angelina ka ‘vonuar procesin’ me shpresën se Brad mund të bëjë një kthesë në procedura.

Brad duket se ka ardhur në fund të durimit të tij pasi ka shpenzuar vitet e kaluara, dy vjet e gjysmë që kanë të bëjnë me mbarimin e martesës së tij dhe dëshiron të “mos ketë divorc mbi kokën e tij”.