Braçe paralajmëron opozitën: Të gjithë në burg kush pengon qytetarët të votojnë

Braçe paralajmëron opozitën: Të gjithë në burg kush pengon qytetarët të votojnë

279
0

Numri 2 i qeverisë, Erjon Braçe, ka reaguar pas deklaratave të fundit të PD-së për 30 Qershorin, duke theksuar se socialistët do të jenë kudo në këtë datë, kur shqiptarët duhet të shprehen me votë.

Me anë të një statusi të detajuar, të ndarë me ndjekësit në Intagram, ai nënvizon faktin se kush pengon zgjedhësit të votojnë, do të përballen me ligjin.

Ndër te tjara, Braçe ua bën me dije se e keqja nuk u vjen nga ta, por duhet të maten mirë para se të shkelin ligjin, pasi do të përfundojnë në qeli.

 

Statusi i plotë

 

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO!

POR E KEQJA SU VJEN NGA NE!

PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI!

PREJ SAJ VJEN BURGU DHE

PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM!

 

Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori!

 

Si thoni,

“te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu?

 

Si vijoni,

“eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu?

 

Si e mbyllni,

“te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?

 

Shikoni,

ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR.

Jo per ju, fare fare!

Nga ne nuk u vjen e keqja,

imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan!

 

Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes!

Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush.

Ju, jo e jo!

Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij,

askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe.

 

Pra pa frike!

Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin,

tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni!

 

Nga perballja me ligjin vjen #Burgu,

madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne,

pra pamundesoni votimet!

#7VITEBURG!

 

Dhe nuk mbaron!

Pas burgut vjen izolimi perjete!

Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI,

nuk do ju ngelet me asgje, zero,

duke nisur nga placka qe keni vene.

 

A ja vlen?

Une them jo!

A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores?

A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise?

Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

 

Kaq sillni ne mendje,

sa te pabarabarte jeni me ta dhe

sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata!

 

Dite te mire!