Blushi, kumari, poezia dhe gratë shtatzëna…

Blushi, kumari, poezia dhe gratë shtatzëna…

516
0

Po bëhet gjithnjë dhe më pikant në fushatën e tij kreu i LIBRA Ben Blushi. Në qytetin e Pogradecit ai takoi një qytetar para një bankomati ku fatura tregonte “zero”gjendjen e llogarisë së tij bankare. Teksa ecte në rrugët e qytetit Blushit iu bë dhe një suprizë kur ju lexua një poezi  vetëm me dy vargje.

“Në librin tim erdhi një bos, porositi dy birra dhe një kos”

Blushi vijon të jetë pikant jo vetëm gjatë bashkëbisedimeve me banorët në qytete të ndryshme në fushatën me moton “100 km në ecje”, por dhe në postimet e herëpashershme në FB. Së fundit Blushi shkruan se do pastrojë Tiranën nga veset duke paralajmëruar se lojrat e fatit do t’i degdisë jashtë qytetit. “Ju premtoj se fëmijët që shkojnë në shkollë dhe gratë nuk do shohin më baballarët dhe burrat duke humbur te cepi i lagjes.”-shkruan Blushi. Një pipëz ironie dhe për Edi Ramën. Pasi ky i fundit u tall me idenë e Blushit për bonuse 1000 euro për nënat që lindin, teksa publikoi  dy burra shtatzënë, Blushi zgjodhi t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë. Publikon dhe ai foton por këtë herë me tre burra me barrë dhe me mbishkrimin”

“1000 EURO EDHE PËR EDI RAMËN

Edi Rama dashka të përfitojë nga premtimi im 1000 euro për çdo bebe. Do t’ia jap pa dyshim, por duhet ta meritojë siç bëjnë të gjitha gratë e Shqipërisë. LIBRA i mban premtimet.” Komentoln Blushi.