Bllokohen negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë/ Gjermania vendos veton…

Bllokohen negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë/ Gjermania vendos veton…

378
0

Ministrat evropianë të BE-së kanë bllokuar përkohësisht hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se veto është vendosur nga ana e Gjermanisë.

Raportohet se Bundestagu në Berlin kishte pak kohë për t’u marrë me raportet e Komisionit Europian mbi çështjen në mënyrë adekuate, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Michael Roth, në takimin me homologët e tij të vendeve të BE-së, që po zhvillohet në Luksemburg.

Megjithatë, Roth tha gjithashtu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin “bërë detyrat e shtëpisë”. Ai tani shpreson për bisedime në vjeshtë.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Shallenberg, tha para takimit se ai shpresonte për një “dritë jeshile” në muajt në vijim, gjatë 2019-ës.

“Me siguri do të ketë disa debate të vështira, gjithashtu në nivel të ministrave evropianë, por ajo që është në rrezik është një sinjal i qartë”, tha Schallenberg.

Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparim.

Komisioni Evropian kohët e fundit kishte propozuar hapjen e negociatave për anëtarësim. Megjithatë, disa shtete kanë shprehur rezerva, veçanërisht në lidhje me Shqipërinë – si Franca, Hollanda dhe Danimarka.

Ndër të tjera u tha se këto vende kanë bërë përparime të pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.