Blendi Fevziu tregon për marrëdhëniet me ish-kryeministrat: Me Nanon kam

Blendi Fevziu tregon për marrëdhëniet me ish-kryeministrat: Me Nanon kam

541
0

Moderatori Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e sotme se momenti kur Sali Berisha dhe Fatos Nano i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në emisionin e tij ka qenë një nga momentet më të bukura në karrierën e tij.

Ai tha se me Fatos Nanon ka patur disa përplasje kur ai ka qenë kryeministër, por pjesa tjetër ka qenë një raport korrekt. Për sa i përket Sali Berishës, Fevziu u shpreh se raporti me ish-liderin e PD ka qenë miqësor, ndërsa shtoi se ndryshimi i politikanëve duket te marrëdhënia që kanë me vartësit e tyre kur fitojnë pushtet.