Bimët e Shtëpisë Që Ushqejnë Lëkurën Me Oksigjen

Këtë bimë mund ta mbani edhe në zonën e banjës për të shmangur zhvillimin e mykut dhe përthithur aromat.

Bimët janë pjesë e rëndësishme e zbukurimit të shtëpisë apo zyrës sonë. Ato përcjellin freski dhe bukuri natyrale për çdo ambient.

Përveç të qenit aksesorë të mirë zbukurues për shtëpinë, bimët përmirësojnë rrjedhën e energjisë pozitive në ambient dhe përcjellin ndjesinë e mirëqenies çdo ditë.

 

Ka bimë të caktuara që përveç përfitimeve të lartpërmendura, ofrojnë shumë të mira për shëndetin e lëkurës.

 

Ndikimi do të jetë i mirëpritur jo vetëm për ju, por edhe për njerëzit që ju rrethojnë.

 

Zambaku i Paqes

Zambaku i paqes është një bimë që ndihmon në uljen e nivelit të lagështisë duke pastruar ajrin nëpërmjet gjetheve të saj.

 

Zambaku i paqes është një bimë që rritet lehtë dhe kërkon pak përkujdesje apo rreze dielli.

 

Këtë bimë mund ta mbani edhe në zonën e banjës për të shmangur zhvillimin e mykut dhe përthithur aromat.

 

Zambakun e paqes duhet ta mbani larg fëmijëve ose kafshëve shtëpiake sepse është një bimë toksike për konsum.

 

Arsyeja përse kjo bimë i bën mirë lëkurës suaj, qëndon tek fakti se ato rrisin nivelin e lagështisë në shtëpi dhe pastrojnë ajrin nga toksina.

 

Lëkura juaj nuk do të thahet më shumë dhe do të jetë më e mbrojtur nga toksinat e jashtme.

 

Lule Shpata

Sansevieria, ose siç njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit është një nga bimët më popullore.

 

Është perfekte veçanërisht për zyra sepse nuk ka nevojë për shumë vëmendje.

 

Kjo bimë nuk është aspak delikate, sepse edhe nëse gjethet e saj thyhen, ajo rimëkëmbet shpejt.

 

Kjo bimë pastron ajrin nga kimikatet dhe çliron shumë oksigjen, veçanërisht në mbrëmje.

 

Ku ka më mirë për fytyrën se të jetë e larë, e pastër, e ushqyer në një ambient plot oksigjen dhe pa toksina?

 

Bima Merimangë

Chlorophytum, e njohur ndryshe si Bima Merimangë.

 

Kjo bimë është një nga më rezistentet që egzistojnë.

 

Ajo mund të jetojë pa ujë për më shumë se një muaj.

 

Kjo bimë është e shkëlqyer për të pastruar ajrin në zyrë ose në dhomë. Ajo arrin të largojë një sërë kimikatesh dhe toksinash nga ambientet e brendshme dhe çliron sasi masive të oksigjenit.

 

Kjo bimë është e sigurt në hapësira që frekuentohen nga fëmijët dhe kafshët./AgroWeb.org

Author: vizional