“Rrini në shtëpi”, Inva Mula dhe tenori Ramë Lahaj sjellin nën jë duet këngën “Me lule të bukura”

 

Sopranoja Inva Mula dhe tenori Ramë Lahaj kanë sjellë në një duet virtual për të gjithë shqiptarët këngën “Me lule të bukura”. Nëpërmjet një video-mesazhi, artistët e mirënjohur shiptarë, u bëjnë thirrje të gjithë bashkëkombësve që të qëndrojnë në shtëpi, në këtë kohë që vendin e ka pushtuar Covid-19.

 

“E di, po na mungon rutina, vizitat tek familjarët e miqtë, por kjo është mënyra e vetme për të fituar këtë betejë. Prandaj kini kujdes, rrini në shtëpi dhe kështu shpëtoni jetët tuaja, të fëmijëve tuaj edhe të të dashurve të tjerë. Ndërkaq, unë së bashku me miqtë e mi ju premtojmë se do t’ju këndojmë sa të doni, vetëm premtoni se do të rrini në shtëpi,”– shkruan Lahaj në profilin e tij në Facebook.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

ky apel për ndërgjegjësim vjen tre javë pasi Shqipëria është futur në një izolim total për shkak të koronavirusit. Covid-19 u shfaq në Shqipëri në fillimin e muajit mars dhe solli mbylljen e të gjithë shqiptarëve. deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 333 dhe janë shënuar 18 viktima. 99 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Totali i testimeve është 2247, ndërsa mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *