Bilal Kola: Instrumentalizimi i elektoratit me anë të “sondazheve” , praktikë e...

Bilal Kola: Instrumentalizimi i elektoratit me anë të “sondazheve” , praktikë e njohur nga ana e mëkatarëve në politikë

1184
0

Kreu i Aleancës Popullore për Drejtësi, Bilal Kola, ka reaguar lidhur me sondazhet për zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij,  instrumentalizimi i elektoratit me anë të “sondazheve” është praktikë e njohur nga ana mëkatarëve në politikë. “”Sondazhet” e porositura e nxjerrin elektoratin shqiptar super të majtë…thua se populli shqiptar ka përjetuar mrekulli nga e majta… E kundërta është krejt e vërtetë-shqiptarët janë persekutuar, shpronësuar, denigruar dhe mashtruar nga e majta, e cila ka qeverisur Shqipërinë këto 73 vjet. Instrumentalizimi i elektoratit me anë të “sondazheve” është praktikë e njohur nga ana e mëkatarëve në politikë. Bojkoti total që i bëhet APD-së, urojmë të marrë përgjigjen e duhur me votë popullore!”-shkruan në rrjetin social FB, Bilal Kola.

loading...