Bieta Sulo bën ”xing” me Rudina Magjistarin, kujt mendon se i rri...

Bieta Sulo bën ”xing” me Rudina Magjistarin, kujt mendon se i rri më mirë fustani?

729
0

 

Nuk është hera e parë që vajza të njohura të showbizit shqiptar, por edhe politikës të bëjnë ‘’xing’’ me njëra-tjetrën. Në një vend të vogël si Shqipëria ku të gjithë njihen, madje mund të rezultojnë edhe kushurinj të tretë a të katërt me njëri-tjetrin,  është e pamundur të mos biesh në kurthin e të paturit diçka përafërsisht të ngjashme, ose edhe të njëjtë me shoqen. Dhe mesa duket ka qenë radha e Rudina Magjistarit dhe Bieta Sulos për të bërë xing me njëra-tjetrën.

 

Si çdo ditë, ato kanë publikuar foto në rrjetet e tyre sociale dhe nuk mund të mos na binte në sy pamja e tyre. Bieta dhe Rudina shfaqen të veshura me të njëjtin fustan, ndërsa i vetmi dallim është ngjyra e tyre.

 

Rudina fustanin e saj e ka veshur ngjyrë ulliri, ndërsa ai i Bietës është bezhë.

Nuk dihet se si kanë reaguar dy moderatoret lidhur me këtë rastësi të çuditshme, mirëpo besojmë se sportiviteti ka mbizotëruar. Dy moderatoret nuk kanë pasur përplasje kur kanë bërë ‘xing’ të ftuarish e jo më për fustanet.