Bien Facebook, Instagram dhe Messenger, çfarë po ndodh me rrjetet sociale?

Bien Facebook, Instagram dhe Messenger, çfarë po ndodh me rrjetet sociale?

245
0

Përdoruesit e mediave sociale janë gjendur përballë ndërprerjeve nga Facebook, Instagram dhe Messenger, pasi aplikacionet dhe faqet e internetit të Metas duket se kanë rënë.

Faqet e raportimit si Downdetector po tregojnë një rritje të madhe të përdoruesve, që kanë vështirësi.

Faqet dhe aplikacionet e Meta-s ranë rreth orës 15:30 të ditës së sotme, e martë, 5 mars.

WhatsApp, i cili gjithashtu është në pronësi të gjigantit online, duket se funksionon normalisht.

Ende nuk dihet sesa do të zgjasë ky problem.