Bibiana Steinhaus do të bëjë histori në Gjermani të dielën, kur ajo të bëhet gruaja e parë që do të gjykojë një ndeshje të Bundesligës.
Federata gjermane e futbollit konfirmoi të enjten se oficerja 38-vjeçare e policisë do të marrë përgjegjësinë për ndeshjen mes Hertha Berlin kundër Werder Bremen.
“Ajo e meriton të jetë aty prej përformancave të saj të mëdha”, tha trajneri i Bremenit, Alexander Nouri.
Julian Nagelsmann i Hoffenheim shtoi: “Jam i lumtur, është e njëjta gjë për mua nëse një burrë ose një grua po gjykon, gjëja kryesore është që ata të kryejnë mirë punën”.
Gjermania përveç arbitrimit që e ka pasion, është në detyrë me kohë të plotë oficere policie.
Ajo është vajza e ish-gjyqtarit Steinhaus, i cili filloi duke zyrtarizuar lojërat e grave për DFB në vitin 1999.
Steinhaus më pas u bë një gjyqtar i FIFA-s në vitin 2005 dhe fitoi vendin e saj në divizionin e dytë në vitin 2007, ref femra e parë në futbollin gjerman profesional.
Steinhaus ka gjykuar në Kampionatin botëror të femrave dhe kampionatin Evropian dhe në finalen e femrave Olimpike 2012 midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Qershorin e kaluar, ajo mori përgjegjësinë për finalen e Ligës së Kampionëve të grave midis Lyon dhe Paris Saint-Germain.
38-vjeçarja është e vetmja femër që FIFA i ka besuar gjykimin në ndeshjet e Bundesligës. Bibiana është një gjyqtare korrekte dhe e vendosur, njihet për vendimet e saj të ftohta ndërsa ka një pasion të veçantë për futbollin.